TURQI – Një shpërthim i fuqishëm me bombë ka ndodhur në një autobus në Turqi, ku kanë mbetur të plagosur të paktën 12 oficerë policie. Ngjarja ndodhi sot në Mersin në Bulevardin “Okan Merzeci”, shkruan BBC.

Kryeprokurori i Mersinit tha se ngjarja po hetohet nësa ka apo jo lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistani. Disa oficerë policiie, ambula.nca dhe zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Sulme të tilla ndaj policisë së Turqisë janë bërë dhe në të kaluarën nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët cilësohen për tri dekata si kryengritës në Turqinë jugore.

PKK është renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: