DURRËS

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas informacionit paraprak nga policia sot rreth orës 21:30, në lagjen nr.14, Durrës, në rrethimin e oborrit të shtëpisë së shtetasit S. H., 36 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, nga e cila nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkruar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: