Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në fshatin Muçaj të Vorës rreth orës 22:00 të së mërkurës.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se lënda plasëse ka shpërthyer para portës së banesës së shtetasit Vladimir Kajo.

Lënda plasëse artizanale, ishte e një sasie të vogël dhe është vendosur aty nga një person ende i pa identifikuar. Si pasojë e shpërthimit, për fat të mirë, nuk janë regjistruar dëme në njerëz e as materiale.

Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak
Më datë 05.01.2022, në Vorë, në fshatin Muçaj, rreth orës 22:00, në rrugë, para portës së banesës së shtetasit V. K., një person ende i paidentifikuar ka hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, pa shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: