VLORE-Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një ndërtesë që më parë ka shërbyer si mobilieri në qytetin e Vlorës. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata” dhe nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

vlore

Eksplozivi ishte vendosur në derën e jashtme te objektit që ndodhet në katin e parë të një ndërtese dy katëshe. Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë qytetin duke shkaktuar panik në këto ditë të para të vitit. Policia ka nisur hetimet por nuk dihen ende motivet e ngjarjes dhe emri i pronarit të objektit.

vlore

5trhbn

Njoftimi i policisë
Më datë 06.01.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen “Lef Sallata”, është dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit.

Sqarojmë se objekti më parë ka shërbyer si mobileri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: