LEZHË

Një shpërthim ka ndodhur pak para mesnatës së kaluar në Lezhë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhui mbrëmë rreth orës 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në mobilerinë në pronësi të shtetasit Dëfrim Ajazi, banues në Tiranë, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb