DURRËS

Shpërthim eksplozivi në oborrin e një banesës në Durrës. Zyrtarisht policia e Durrësit bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N., (e pabanueshme), në Fllakë ku ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb