TIRANË- Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 3:00, në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, në ambientet e një Fast-Foodi, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. (foto:Vendi i ngjarjes)

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se shpërthimi është bërë me rreth 150 gram eksploziv të llojit tritol, ndërsa objekti ka pësuar vetëm dëmtime të vogla, pasi ka qenë i mbyllur me qepenë. Ky biznes sipas policisë është në pronësi të shtetasit Arjan Poçi. Forca të shumta policie janë mbledhur në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë në pyetje pronarin si dhe persona të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve. Po hetohet për ndonjë konflikt të mundshëm të Poçit që mund të ketë çuar në këtë ngjarje, ndërsa janë sekuestruar nga blutë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: