Një lëndë plasëse ka shpërthyer gjatë natës në zonën e Aliasit. Ngjarja është regjistruar në rrugën Njazi Meka, rreth orës 03:30 të mëngjesit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se tritoli është hedhur në shkallët e katit të dytë të një pallati të vjetër.

Nga shpërthimi fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo pasoja në njerëz. Aktualisht policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: