Një shpërthim ndodhi të mërkurën pranë një qendre për vaksinimin kundër koronavirusit në Holandë, duke shkaktuar dëme materiale. Por, policia tha se duket se nuk ka lëndime në njerëz. “Afër një qendre të testimit në Bovenkarspel, një shpërthim ndodhi në orën 06:55. Policia është duke e hetuar këtë rast”, u tha në njoftimin e policisë, transmeton AFP. Një ekip për bomba u dërgua në vendin e ngjarjes për të parë se nëse ka pasur materiale shpërthyese në vendin e ngjarjes, raporti televizioni publik, NOS.

Në janar, një qendre testuese për COVID-19, në fshatin holandez, Urk, iu vu zjarri, pas protestave në këtë vend lidhur me kundërshtimin e orës policore, që u vendos si masë kundër pandemisë. Protestat zgjatën për disa net me radhë dhe ishin më të dhunshmet që ky shtet ka parë në dekada.

Një javë pas protestave, një gjykatë urdhëroi Qeverinë holandeze që të heqë orën policore në mbarë vendin dhe tha se qeveria ka keqpërdorur fuqitë emergjente. Shpërthimi i së mërkurës nuk është rasti i parë i dyshuar i dhunës që lidhet me pandeminë.

Në janar, një person u arrestua në Wales, pasi një pako e dyshimtë u dërgua në një qendër të prodhimit të vaksinave kundër koronavirusit. Sipas një raporti të publikuar nga një organizatë joqeveritare, punëtorët shëndetësorë në mbarë botën janë përballur me mbi 400 akte të dhunës që lidhen me COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: