SPANJË- Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në një bllok apartamentesh në Barcelonë, raportojnë mediat vendase.

Shpërthimi shkatërroi banesën e katit të dytë të një ndërtese banimi në “Premia de Mar”, një vendpushim bregdetar i cili ndodhet në lindje te kryeqytetit katalanas.

Aktualisht është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Policia ka konfirmuar se të plagosurit ishin kalimtarë të rastit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: