GREQI

Një zhurmë e fortë u dëgjua pasditen e së mërkurës pas orës 18:30 me orën lokale në sallën e gjyqit në Larissa, për shkak të një shpërthimi të fuqishëm në bodrumin e kompleksit.

Sipas onlarissa.gr, policia ka rrethuar zonën, ku kanë mbërritur edhe zjarrfikësit. Vlerësimi i parë ka të bëjë me një shpërthim në një transformator të vendosur në bodrum.
Për shkak të shpërthimit, pati një problem me furnizimin me energji elektrike të një pjese të zonës afër gjykatave dhe zonave të tjera.

Nuk është saktësuar se kur do të rivendoset energjia, gjë që rrit shqetësimin e pronarëve të dyqaneve me produkte të ndjeshme për shkak të temperaturave të larta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb