ELBASAN

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se shpërthimi ka ndodhur pranë një lokali në qendër të qytetit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në të njëjtën lagje ku ndodhi vrasja më 30 korrik e 30-vjeçarit Florian Lamçja.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Sipas informacioneve të para nga grupi hetimor dyshohet se ka qenë rreth 100 gram lëndë plasëse artizanale e vendosur jashtë një lokali me administrator Mateo Toçin, ish-futbollist i Elbasanit.

Policia ka mbledhur të gjitha provat në vend si dhe ka nisur sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë për zbardhjen e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb