Shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm në Athinë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 06:00 në një pallat në rrugën Avenue Syggrou.

Një i moshuar u plagos nga shpërthimi sipas mediave greke dhe u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve me djegie në gjymtyrë. Pas shpërthimit kati i parë i një pallati u përfshi nga flakët dhe disa makina të parkuara. 18 zjarrfikëse shkuan në vend dhe izoluan flakët

https://youtu.be/az2Nu9PDgK0

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, teksa autoritetet po hetojnë nëse shpërthimi ka ardhur nga një lëndë eksplozive apo ka qenë incident.

Dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi u dëgjua dhe në periferi të Athinës duke shkaktuar panik tek qytetarët. Forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb