LEZHA

një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.

Një sasji e vogël lëndë plasëse i është vendosur lokalit me qera të V.Sh. Nga shpërthimi Policia thotë se ka vetëm dëme materiale.

Ngjarja ndodhi në orën 21:45 në vendin e  quajtur ”Rruga e Kallmetit”, teksa Policia po punon për kapjen e autorit.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 13.02.2021, rreth orës 21:45, në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit” Lezhë, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi V.Sh.,banues në fshatin Mërqi,Lezhë, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb