Të paktën katër persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në një banesë në periferi të Pensilvanisë.

Kryetari i Bashkisë së Potstown, Justin Keller bëri me dije se shpërthimit ndodhi rreth  65 km në veriperëndim të Filandelfias.

Gjithashtu si pasojë e shpërthimit dy persona mbetën të plagosur. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan shpërthimin, ndërsa policia vijon me hetimet.

Sakaq zyrtarë të Byrosë Federale të Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve si edhe te zyrës së Marshallit të Zjarrfikësve të shtetit iu përgjigjën thirrjeve për ndihme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb