KIEV-Një zjarr, pasuar nga një seri shpërthimesh, u regjistrua sot në një depo municionesh pranë Kharkivit, në afërsi të territoreve separatiste në lindje të Ukrainës, njoftuan autoritetet.

Arsyet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të panjohura, ndërkohë po kryheshin çminime në një depo në Balakliïa, e cila edhe një vit më parë regjistroi një incident të ngjashëm, saktësoi Ministria e Mbrojtjes.

”Shpërthimet dëgjoheshin çdo 15 deri në 20 sekonda”, u shpreh për median një gazetare e zonës.

Administrata rajonale e Kharkivit njoftoi evakuimin e një lagjeje që ndodhet në afërsi të depos.

Ky është rasti i pestë i shënuar në tre vite që përfshin një depo të ushtrisë ukrainase, e angazhuar prej vitit 2014 në një konflikt në Lindje me separatistët prorusë.

Në mars të vitit 2017, një zjarr me përmasa të mëdha shkaktoi shpërthime të municioneve në të njëjtën depo në Balakliia, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën pesë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: