Disa shpërthime seri në një fabrikë fishekzjarrësh në jug të Indisë kanë lënë të vdekur 11 punëtorë dhe 34 të tjerë të plagosur.

Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë në Tamil Nada.

Mësohet se 10 automjete zjarrfikëse janë drejtuar për në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shkak për shpërthimin mendohet se janë përzierja e kimikateve në prodhimin e fishekzjarrëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb