Nëntë persona janë konfirmuar të vdekur dhe 26 të tjerë janë plagosur deri në orën 09:00 të mëngjesit të së martës.

Kjo ndodhi, pas një shpërthimi mëngjesin e së hënës në një fabrikë fishekzjarresh në Kinën qendrore, sipas shtabit të shpëtimit në vendngjarje.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit të së hënës në qarkun Linli, në provincën Hunan. Aktualisht është në zhvillim një operacion i gjithanshëm kërkimi dhe shpëtimi, ndërsa është formuar një ekip hetimor për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: