SPANJË- Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Spanjë, ka shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e 6 të tjerëve, ndërsa bilanci pritet të rëndohet.

Ndërkohë mediat spanjolle raportojnë edhe për 6 persona të zhdukur. Shpërthimi ndodhi në një fabrikë fishekzjarrësh në Pinseque, në rrethinat e Saragozës, në veri-lindje të Spanjës.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, zjarrfikëset si dhe ndihma e shpejtë, të cilat po veprojnë në kushte të rrezikshme pasi shpërthimi i parë, pasoi nga shpërthime zinxhir më të vogla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb