MAQEDONI- Tre punëtorë kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një fabrikë të gazit, në qytetin Bogdanc të Maqedonisë, pranë kufirit me Greqinë, njoftojnë autoritetet e Maqedonisë.

https://www.youtube.com/watch?v=IvQOUWhvCHI

Nadica V’ckova, zëdhënëse e qendrës kombëtare për menaxhimin e krizave, tha se shpërthimi ndodhi në një departament ku po mbusheshin cilindrat e gazit.

Zjarrfikësit u munduan ta ndalnin zjarrin pas shpërthimit. Policia dhe prokurorët publikë po hetojnë shkakun e shpërthimit.

Mediat vendore thanë se një nga punëtorët e lënduar u transferua në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë, për t’u trajtuar nga plagët e rënda.

(ma.ar/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: