Të paktën 4 persona, përfshirë një grua, janë vrarë dhe 4 të tjerët janë plagosur pas një shpërthimi mine në një fabrikë municioni në Rumani. Autoritetet shëndetësore thanë se mina shpërtheu teksa disa punëtorë po punonin për ta ç’aktivizuar atë.

Sipas ueb-faqes së kompanisë Energotech Group, që ka në pronësi fabrikën Babeni, ku ndodhi sulmi, kjo fabrikë është furnizuese e certifikuar për Ministrinë e Mbrojtjes së Rumanisë dhe për Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Më 2019 kishte ndodhur një shpërthim aksidental në po të njëjtën fabrikë dhe për pasojë kishte humbur jetën një burrë 22-vjeçar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb