Një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një shpërthim në një kompleks banimi në kryeqytetin rus Moskë , njoftuan mediat shtetërore.

Shpërthimi ndodhi në hollin e kompleksit rezidencial Scarlet Sails në veriperëndim të Moskës, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

“Një shpërthim ndodhi në hollin e katit të parë… Xhami dhe tavani i gipsit u dëmtuan. Nuk pati zjarr,” citohet burimi nga agjencia e lajmeve.

Shpërthimi vrau një person dhe plagosi katër të tjerë, tha burimi, duke shtuar se nuk ka rrezik për shembjen e ndërtesës, sepse strukturat mbështetëse të saj nuk janë dëmtuar.

Pas shpërthimit, skuadra e asgjësimit të bombave arriti në ndërtesë dhe filloi mbledhjen e provave për të përcaktuar shkakun e shpërthimit, tha media.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e Moskës e Komitetit Hetues të Rusisë tha se një hetim penal për incidentin ka nisur.

Po kryhen veprimet hetimore dhe veprimet operativo-kërkimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb