TIRANË- Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës së kaluar në një lokal në Bathore. Sipas të dhënave të para, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3:40 të mëngjesit në rrugën “Demokracia”, në lokalin e shtetasit me iniciale Sh.D.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një lënde plasëse të vendosur në ambientet e lokalit por ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të tyre.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 01.01.2017, rreth orës 3:40, në rrugën “Demokracia”, Bathore, Tiranë, ka ndodhur një shpërthim në lokalin e shtetasit Sh. D.
Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme të lehta materiale në fasadën e lokalit. Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi është kryer me lëndë plasëse eksplozive. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: