Të paktën 32 persona janë vrarë dhe 80 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të madh në tregun e Yola, qytet ky në verilindje të Nigerisë.

Agjencia kombëtare e menaxhimit të emergjencave dhe Kryqi i Kuq, kanë bërë të ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në tregun e frutave dhe perimeve, që gjendet në rrugën kryesore në Yola.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por sipas zyrtarëve mban vulën e grupit islamik Boko Haram, sulmet e të cilëve në gjashtë vitet e fundit kanë lënë të vrarë mijëra njerëz.

Sipas dëshmitarëve, në vendin ku ka ndodhur shpërthimi janë shfaqur tetë autoambulanca që kanë transportuar të plagosurit. “Toka pranë dyqanin tim ishte e mbuluar me kufoma. Ndihmova për ngarkimin e 32 të vdekur në pesë automjete”, tha dëshmitari Alhaji Ahmed për agjencinë e lajmeve Reuters.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: