Një shpërthim është regjistruar në qendër të kryeqytetit afgan, Kabul, duke lënë të plagosur dhjetëra persona. Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, dhe autoriteti de fakto i talibanëve ende nuk ka komentuar për këtë ngjarje.

AP ka cituar dëshmitarë të kenë thënë se shpërthimit – që është i pari në Kabul në disa muaj – ndodhi brenda një tregu, ku punojnë këmbyesit e valutave të ndryshme. Tregu ishte i mbyllur në momentin e shpërthimit.

Talibanët, autoriteti i të cilëve nuk njihet ndërkombëtarisht, kanë forcuar sigurinë në mbarë vendin që prej se erdhën në pushtet gushtin e kaluar, duke ngritur pika të kontrollit në mbarë Kabulin dhe duke shtypur organizatën terroriste të Shtetit Islamik.

Shpërthimi në Kabul vjen vetëm një ditë pasi në këtë shtet mysliman nisi Muaji i shenjtë i Ramazanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: