CEKI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një uzinë kimike në Çeki, ku pas një shpërthimi kanë humbur jetën 6 persona.

RT shkruan se katër persona mbetën të plagosur, ndërsa u dërguan me urgjencë në spital. Disa helikopterë nga Praga dhe qyteti i Liberec u dërguan në vendin e shpërthimit, tha zëdhënësja e shërbimit të shpëtimit të qendrës Petra Effenbergerova.

Fabrika Synthos ndodhet në qytetin e Kralupy nad Vltavou, në veri të Pragës. Deri më tani nuk dihen detaje mbi shkakun e këtij shpërthimi, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forca të mëdha policore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: