Së paku dy civilë kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me bombë në Tell Abyad, në veri të Sirisë.

Deri te shpërthimi erdhi në terminalin doganor në Tall Abyad, qytet i pastruar nga terroristët në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, i zbatuar nga Forcat e Armatosrura të Turqisë dhe Ushtria Kombëtare Siriane (SNA).

Sipas informacioneve të para, është aktivizuar një mjet shpërthyes i vendosur më herët në një kamion afër terminalit doganor, ndërsa kanë humbur jetën së paku dy persona, katër të tjerë u plagosën.

Burimet e sigurisë lajmërojnë se sulmet me bombë i kryen organizata YPG/PKK, porse organizata nuk merr përgjegjësinë, duke marrë parasysh se në sulmet shkakton dëm mbi civilët.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb