TIRANA

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës afër ish- Bllokut, tek Rruga ”Sami Frashëri” në Tiranë përballë gjimnazit ”Petro Nini Luarasi”.

Një lokali në katin e parë të një pallati i është hedhur afër lëndë plasëse e cila ka shpërthyer në orën 03:30.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale teksa Policia po heton këtë ngjarje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Whatsapp Image 2020 06 11 At 06.21.50
Whatsapp Image 2020 06 11 At 06.21.50

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb