Një shpërthim ka ndodhur në zyrat qendrore të KEDS-it në Prishtinë, ku një person është lënduar. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në kryeqytetin kosovar, ndërkohë që i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

KED-s bën të ditur se gjatë procesit të rregullimit të një defekti që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV.

“Si pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca që punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim. Nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb