SHIJAK

Një shpërthim pranë një banese është dëgjuar këtë mbrëmje në Shijak.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se dyshohet se shpërthimi është me lëndë plasëse.

Raportohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi është shtetasi me inicialet O.V 36 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Shijak/ Informacion Paraprak

Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së​ shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.

Ndërkohë po vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb