FUSHË KRUJË

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në Fushë Krujë.

Policia raporton se lënda plasëse është vënë jashtë rrethimit të banesës së një 22-vjeçari.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se tritoli i është vënë banesës së të riut Eraldo Koçja.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: