Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës së kaluar në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Mësohet se lënda plasëse, që dyshohet të ketëqenë prej 100 gram, ka shpërthyer në oborrin e banesës së 47-vjeçarit Gjergji Llazi.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërsa janë shënuar vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e shpërthimit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2020, rreth orës 01:05 të mengjësit, në Laprakë, në derën e jashtme të banesës së shtetasit GJ.LL., 47 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasese, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb