Të paktën 18 marinarë u plagosën nga shpërthimi i një zjarri në bordin e një anije ushtarake amerikane.

I gjithë ekuipazhi u shpëtua dhe marinarët po marrin ndihmën mjekësore. Shpërthimi ndodhi në anijen Uss Bonhomme Richard, në bazën detare San Diego.

Me dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për të vënë në kontroll flakët.

Ndërkohë shkaqet e këtij incidenti janë ende të paqarta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: