Pas shpërthimeve dhe të shtënave gjatë natës në afërsi të Zveçanit dhe Zubin Potokut, situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Mitrovicës, aktualisht është e qetë dhe pa ndonjë problem, raporton KosovaPress.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nëpër lagjet me popullatë të përzier janë të vendosura forcat e Policisë së Kosovës, të cilat po kujdesen për qetësi dhe rend publik, ndërsa ndryshe nga ditët e kaluara, sot vërehet më shumë prezenca e KFOR-it dhe pjesëtarëve të EULEX-it.

Pak qytetarë shihen nëpër rrugët e veriut, ndërsa forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierë italianë ndodhen mbi urën kryesore të Ibrit në këtë qytet.

Ndërkohë, rrugët për Bërnjak dhe Jarinje vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga barrikadat e vendosura nga serbët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: