Të paktën 10 persona janë vrarë nga shpërthimet e dy autobombave që kanë ndodhur në mesnatë në Bagdad, pranë dy hoteleve luksoze. Autoritetet thanë se shpërthimet, janë dëgjuar në qendër të qytetit.
Sipas policisë dhe një zyrtarit të Ministrisë së Brendshme, por edhe burimeve mjekësore, thuhet se të paktën 27 persona janë plagosur. Policia ka deklaruar po ashtu se forcat e sigurisë kanë gjetur një bombë makinë në parkingun e hotelit të Babilonisë dhe ka çaktivizuar atë. Asnjë grup deri më tash nuk ka marr përgjegjësinë për shpërthimet, por militantët e Shtetit Islamik gjatë javëve të fundit kanë sulmuar kryeqytetin e Irakut. Grupi militant është duke u ndeshur me forcat qeveritare rreth 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: