Shpërthime të fuqishme në Dzhankoi, në Krime, një gadishull i aneksuar nga Moska në 2014. Lajmi u raportua në Telegram, si dhe në mediat ukrainase.

Më 24 korrik, e gjithë zona e Dzhankoi u evakuua pas një sulmi ukrainas që goditi një depo municioni.

Ministria e Mbrojtjes e Kievit tha se sulmi kishte shkatërruar raketat ruse të destinuara për flotën e Detit të Zi të Moskës. Një tjetër shpërthim masiv u dëgjua dhe në Oktyabrskoye në lagjen Konstantinovsky të Rusisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb