Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një ndërtesë në ishullin Jersey në Kanalin anglez, ndërsa raportohet për të paktën një person të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur.

Raportohet se  të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm,

Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të portit të ishullit dhe ekuipazhet po kryejnë hetimet në vendin e ngjarjes.

Autoritetet kanë bërë me dije se zjarri është shuar por shërbimet e urgjencës janë ende në vendngjarje.

Shefi i policisë, Robin Smith, tha në një konferencë për shtyp se shërbimi zjarrfikës ishte thirrur nga banorët pasi kishin nuhatur gaz rreth zonës. Shpërthimi ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit, me orën lokale.

Ai e përshkroi skenën si “shkatërruese” dhe paralajmëroi se mund të ketë më shumë viktima.

“Është një skenë mjaft shkatërruese, me keqardhje e them. “Ne jemi duke kërkuar personat e zhdukur që mendohen se janë me dhjetëra”, ka deklaruar Smith.

Jersey Exlposion
Jersey Exlposion

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: