TIRANE – Tritoli që është përdorur te të tria ngjarjet e fundit që tronditën kryeqytetin, dyshohet se është prodhim vendas dhe konkretisht nga Kruja.
Kjo, sepse sipas grupit hetimor, në shumë ngjarje në këtë zonë është përdorur lëndë eksplozive e marrë nga depot e ushtrisë apo edhe nga guroret, por një tjetër ngjarje që i ka çuar ekspertët që të dalin në këtë konkluzion është edhe denoncimi se në magazinat e ushtrisë në fshatin Noje të Krujës mungonin 12 mijë kallëpe tritoli 200 gramësh, ose e thënë ndryshe rreth 2.400 kg tritol.
Ka dyshime se kjo sasi tritoli të ketë rënë në duart e grupeve të rrezikshme kriminale dhe nuk është aspak çudi që të jetë përdorur prej tyre në ngjarjet e fundit, ku duhet të veçohen dy atentatet që në qendër të tyre kishin familjen e ministrit të Brendshëm, si edhe shpërthimi në banesën e një efektivi policie, ngjarje që tronditën të gjithë vendin.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: