Bizneset në Itali janë të rrezikuara nga shpërthimet me lëndë plasëse. Përkatësisht në Foggia të Italisë janë raportuar se që në fillim të 2022 janë regjistruar katër shpërthime brenda 10 ditëve.

Mediat italiane shkruajnë se shpërthimi i fundit ishte këtë fundjavë përpara restorantit Poseidon në Vico Ciancarella, ku u dëmtua vetëm pjesën e jashtme të grilave të këtij biznesi. Nga ana e tyre hetuesit janë duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë të biznesit por edhe të banesave aty pranë.

Pronari i “Poseidon” është po i njëjti me atë të kompanisë Coffeè 0861 që merret me shpërndarjen e kafesë, të cilit të premten e kaluar i shpërtheu në flakë edhe furgoni.

I njëjti biznes më 12 nëntor 2019, u sulmua me tritol pasi persona të panjohur e hodhën në erë duke shkaktuar dëme të mëdha. Sipas hetuesve italianë, pas sulmit të fundit në Foggia besohet se qëndron një 33 vjeçar shqiptar i cili thuhet se u arrestua në prill të vitit 2020.

Arrestimi i tij erdhi pasi dyshohej për shpërthimin me tritol të nëntorit 2019.

Shpërthimi në fundjavës shënon sulmin e katërt që nga fillimi i këtij viti, në Itali dhe veçanërisht në provincën e Foggias që nga fillimi i këtij viti.

Më 3 janar, në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra, shpërthyen dy lëndë plasëse përpara një parfumerie dhe një dyqani makinash në San Severo.

Ndërsa në Foggia më 5 janar, lënda plasëse shpërtheu përpara një dyqani lulesh në via Guido Dorso, jo shumë larg stadiumit. Prokurorët janë shprehur të shqetësuar për rikthimin e këtij fenomeni, ndërsa kanë theksuar se mafia ushqehet me varfërinë dhe moszhvillimin. ‘Tani duhet të arrihet një pakt mes institucioneve dhe botës së biznesit për të promovuar forma të reja investimi;, ka thënë më tej prokurori Vaccaro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: