TIRANË- Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur një hetim administrativ për ngjarjen e ndodhur në Patoz-Marinzë dhe impaktin e dëmeve të shkaktuara në sigurinë e jetës dhe shëndetit të popullatës të zonës.

Në një intervistë për News24, komisionerja i Avokatit të Popullit Etilda Gjonaj pohon se për hetimin do të kërkohet edhe ekspertizë e huaj pasi ka mungesë informacioni nga strukturat përgjegjëse të shtetit që merren me shëndetin mjedisin, sigurinë e jetës dhe të pronës.

Komisionerja e Avokatit të Popullit thotë se ka mungesë informacioni dhe nga kompania kanadeze Bankers Petroleum për masat që kjo kompani duhet të marrë sipas ligjit për të garantuar sigurinë e jetës dhe të pronës të banorëve të prekur nga shpërthimi.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb