Nga: ERJOLA JATA*FIER-Edhe pse kane kaluar disa dite nga shpërthrimi i dy puseve të naftes në fshatin Marinzë, situata mbetet ende shqetësuese për banorët e kësaj zone. Sipas tyre rreziku për ta ende nuk ka kalur ndaj i bëjnë thirrje shtetit që ti evakuojë menjëherë nga kjo zonë e rrezikshme.

“Kjo situatë ka gati 1 muaji këtu.Kemi njerëz të sëmurë,ose të ikim ne ose të iki firma nuk mund të rrimë më këtu”- shprehet njëra nga banoret.
“Ne nuk e cënojme as e shkatërrojme sepse me shtetitn futemi nepër burgje.Thirrje kryeministrit të shikojë kë situatë sepse jemi në katastrofën më të madhe”- shprehet një tjetër banore.

Grupi i verifikimit të dëmeve i përbërë nga përfaqësues të prefekturës,firmës” Bankers Petrolium” dhe komunës Kuman ka zbrituar në terren për të verifikuar dëmet e shkatuara në banesa.

“Janë konstauar plasaritje në shtëpit, janë konstatuar dalje të argjilës në siperfaqe.Shtëpite janë të demtuara me plasaritje qoftë në strutkturë të themelit. Komisioni po punon pa orare për të verifikuar dhe do dali shumë shpejt në konkluzione”- shprehet një nga anëtarët e grupit të vlerësimit.

Deri më tani mësohet se 5 banesa janë izoluar dhe nuk lejohet futja e banorëve për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin, pasi ndodhen në afërsi të një prej puseve që shpertheu dy ditë më parë.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: