Rusia ka reaguar sërish për shpërthimet të ndodhura në Detin baltik, si pasojë e të cilave janë dëmtuar tubacionet e Nor Stream i cili furnizonte Perëndimin me gazin rus.

Për sulmin Perëndimi fajësoi Rusinë, ndërsa Moska deklaroi sot se shpërthimet kanë ndodhur në një zonë mes Danimarkës dhe Suedisë, tërësisht të kontrolluara nga NATO dhe inteligjenca amerikane.

Ndodhi në zonat tregtare dhe ekonomike të Danimarkës dhe Suedisë. Janë vende me qendër NATO-n. Janë vende që kontrollohen plotësisht nga shërbimet e inteligjencës amerikane”, deklaroi Ministria e Jashtme ruse.

Megjithatë, ministrja Zakharova nuk ofroi asnjë provë që qeveritë e Danimarkës dhe Suedisë janë të kontrolluara nga shërbimet e inteligjencës amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb