Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas situatës s ë krijuar në veri të vendit.

Ajo u shpreh se  situata në veri është përshkallëzuar për shkak te bandave kriminale që përkrahen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Sikurse në shumë raste paraprake, situata në veri eskalon, sepse bandat kriminale të përkrahura nga Vuçiç kanë për qëllim eskalim të situatës dhe destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Duhet të bëjmë çmos që përmes institucioneve të sigurisë të vendosim rend dhe ligj, por edhe të mbrojmë jetën e secilit qytetar”, ka thënë ajo.

Për ngjarjet e sotme në veri Osmani ka thënë se janë informuar gjatë ditës përmes raporteve të institucioneve përkatëse dhe ka shtuar se po presin në fund të ditës raportin përfundimtar.

Osmani ka thënë se në samitin e sotëm BE-Ballkanik Perëndimor nuk është diskutuar përmbajtja e versionit të ri planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: