Libani ka lëshuar urdhër-arrest  për kapitenin dhe pronarin e anijes ruse, për sjelljen e materialit në portin e Bejrutit.

Materiali i vendosur në portin detar reflektoi me një shpërthim masiv, duke shkaktuar vdekjen e afro 200 personave. Gjykatësi që drejton hetimin i ka kërkuar Interpolit arrestimin e dy burrave, raporton BBC.

Shpërthimi masiv i 4 gushtit në Bejrut ka lënë të lënduar rreth gjashtë mijë njerëz dhe qindra mijëra të tjerë pa shtëpi.

Kapiteni i anijes, MV Rhosus, si dhe pronari i saj thuhet të jenë të dy me shtetësi ruse , por që jetojnë në Qipro.

Anija e tyre ishte vendosur në Bejrut në vitin 2013 pasi pësoi disa probleme teknike, ndërsa po lundronte nga Gjeorgjia në Mozambik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb