POGRADEC- Pronari i lokalit në Beragozhdë të Pogradecit, ku u plagosën 33 persona nga shpërthimi i bombolave të gazit, është paraqitur në gjykatë. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun, Romario Muçka, në pronësi të të cilit rezulton lokali ku ndodhi ngjarja.

Sipas organit të akuzës, për Romario Muçkën duhet të vendoset masa ‘arrest me burg’ për 40 ditë, por avokati mbrojtës i të riut, e ka cilësuar ekstreme këtë kërkesë të prokurorisë.

Disa ditë më parë, 33 persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolave të gazit në një lokal në fshatin Beragozhdë, në Dardhas, ku kryesisht ndodheshin të rinj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: