TIRANE- Analisti i njohur, Dritan Hila i ka kthyer një përgjigje të hidhur deputetit socialist Erjon Braçe, i cili ofendoi dje publikisht portalet por dhe bashkëshorten e tij, gazetaren Rudina Xhunga, sa i takon kritikave që i bënë për veshjen gjatë homazheve në ceremoninë mortore për shkrimtarin Dritëro Agolli.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Hila pa përmendur emra, por duke shigjetuar Braçen e krahësoi këtë të fundit me një qen të racës Çihuaua që sipas tij ‘Edhe kur leh, prape nuk merret seriozisht’.

“Çihuaua. Kjo eshte raca e qenit qe me zbavit me shume. Eshte komplet legen. Edhe kur leh, prape nuk merret seriozisht. Kjo vlen edhe per versionin njerezor te species.
Ham ham ham…”, citohet në mesazhin e Hilës.
dritan-hila
Ndërkohë, dje Braçe me një gjuhë të ashpër iu kundërpërgjigj të gjithë portaleve, përfshi këtu edhe gazetaren Xhunga që u morën me veshjen e tij gjatë ceremonisë në fjalë. “Tani nese Qimi, Qimja dhe Rudina Xhunga, kane ne garderobe pallto e pantallona me te lira se keto, atehere kane te drejte qe cke me te. Por, te kene parasysh dy gjera; E para, une kam patur per vite te tera rroge me te madhe se ta; bej fjale gjithnje per rrogen qe u kam pare keto dy jave ne Tatime. E dyta, sa kushtojne pantallonat e mia, ju kushton lyerja e flokut dhe larja me ate rast”, shkruante Braçe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: