POGRADEC- Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjen në Beragozhdë, ku pas shpërthimit të një bombole gazi në një lokal, mbetën të plagosur 33 persona.

Pas ngjarjes, ISHTI ka dërguar në Beragozhdë një grup punë për këqyrjen e vendit të ngjarjes. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se lokal ndodheshin 6 bombola gazi, ndërsa 4 prej tyre shërbenin për gatim.

“Nuk ishin të gjitha bombolat të mbushura me gaz. Nuk ishin të vendosura në vendin e duhur. Në momentin e ngjarjes në lokal ishin 30 banorë. Bombolat ishin pronë e kryefamiljarit. Menaxhimi i keq i bombolave të gazit sjell katastrofa”, shprehen nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, ISHTI.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: