Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e godinës së një hoteli dykatësh të quajtur ‘Bizanti’ në qytetin e Sarandës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime për BalkanWeb mësojnë se ka pasur një seri shpërthimesh në zonë dhe se nga vlerësimi i forcave xheniere tritoli ka qenë i lidhur në seri nga autorët, gjë që ngre dyshime të forta për një tentativë të mirëmenduar nga përgjegjësit.

Gjithashtu janë siguruar pamje nga momenti para shpërthimit të marra nga kamerat e subjekteve pranë hotelit që u shpërthye me lëndë plasëse.

Sakaq, nga raportimet e mëhershme është mësuar se shpërthimi i fortë ka shkaktuar dëme të shumta në bizneset dhe objektet pranë hotelit që ishte shënjestra e aktit kriminal.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb