Tre persona janë arrestuar për shpërthimin e një makine jashtë një Spitali në Liverpool, ku si pasojë mbeti i vdekur një burrë. Taksia ishte duke transportuar një pasagjer në momentin që u përfshi nga flakët.

Pasagjeri për fat të keq mbeti i vdekur në vendngjarje, ndërsa shoferi është plagosur rëndë, megjithatë ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Detektivët nga Policia e Kundër Terrorizmit North West thanë se tre të rinj 29, 26 dhe 21 vjeç u arrestuan në zonën e Kensington të qytetit. Ata dyshohen se e kanë kryer këtë akt i cili është konsideruar si terrorist.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb