SHBA

Një grup i madh i mbështetësve të presidentit amerikan Donald Trump janë përleshur me protestuesit e “Black Lives Matter” në Portland dhe për pasojë 1 person ka mbetur i vdkeur me armë zjarri.

Sic raportojnë mediat ndërkombëtare, nuk dihet saktësisht nëse të shtënat kishin lidhje me përleshjet mes grupeve dhe policisë në Portland.

“Oficerët e Policisë së Portland dëgjuan të shtëna me armë nga zona e Southeast 3rd Avenue dhe Southëest Alder Street. Ata u përgjigjën dhe gjetën një person të plagosur. Mjekët u përgjigjën dhe konstatuan se viktima kishte vdekur “, ka deklaruar policia e Portland përmes një komunikate.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shoqërohen me problematika të mëdha në këta kohë. Përpos koronavirusit, një valë e madhe e protestave ka shpërthyer në vend, ndërsa tubimet antiraciste kanë zënë vendet kryesore nëë mediat vendore.

Kujtojmë se Amerika shkon në zgjedhje në nëntor 2020, ku presidenti aktual Donald Trump do të ketë përballë rivalin e tij demokrat Joe Biden.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb